Sezoni veror erdhi dhe ju me siguri po mendoni si të arrini trupin perfekt në pak kohë. Epo duhet të kuptoni që kjo nuk arrihet vetëm duke shkuar tri herë në palestër, por duke patur një rutinë me zakone ‘të shëndetshme’ për trupin tuaj.
1. Thuaji “jo” ushqimeve të paketuara
Me të vërtetë ushqimet e paketuara mund t’ju duken zgjidhja më e shpejtë kur ju jeni të uritur. Mirëpo, ato janë të pasura me natrium që shpesh çon në inflamacion. Kjo mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar dhe të vonojë shërimin nga sëmundjet.
2. Redukto ushqimet pikante
Të gjithë e dimë se ushqimet pikante kanë një shije të veçantë, pothuajse të pazëvëndësueshme. Por, ato mund të irritojnë grykët tuaja e t’ju shkaktojnë kollë. Shmangni pluhurin e kuq djegës, dhe zëvendësojeni atë me piper të zi i cili ka veti antimikrobike dhe antibakteriale.
3. Shmangni të skuqurat
Ushqimet e skuqura nuk përbëjnë kurrsesi një dietë të shëndetshme. Ato janë të vështira për tu tretur dhe mund të rrisin ngarkesën në zorrë. Gjithashtu, është vërtetuar se ushqimet e skuqura ndikojnë negativisht në mikrobiomën e zorrëve dhe shtypin funksionin imunitar. Shpesh rrisin kolesterolin e keq gjithashtu.
4. Kujdes me sheqernat
Kujdes me përdorimin e tepërt të sheqerit. Ushqimet me sasi të madhe sheqernash nuk kanë vlera ushqyese. Sheqeri i përpunuar mund të rrisë sekretimin e citokinave nga ana tjetër, duke shkaktuar inflamacion. Ndaj, zëvëndësoni çokollatën tuaj, me një frut të ëmbël.