Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë veprimi bëri Elita që Gjikos nuk i pëlqeu fare?

Elita dhe Gjiko, një çift shumë i komentuar i showbiz-it tonë janë prindër të një djali me emrin Zëri dhe së fundmi, vogëlushes së tyre që e pagëzuan me emrin, Bota. Shpeshherë Elita dhe Gjiko publikojnë video të tyre shumë ‘funny’, teksa kërcejnë dhe bëjnë sfidat virale të ‘Tiktok-ut’.

Megjithatë, duket se reperi ka patur një ‘pakënaqësi’ nga bashkëshortja e tij, Elita. Prezantesja bukuroshe ka publikuar një fotografi në në Instastory ku duket se ka kapur flokët e saj si një vajzë e vogël. Këtë postim Elita e ka shoqëruar me mbishkrimin tepër ‘funny’:

Gjiko po thotë nana e dy fëmijëve me kika nuk të kanë hije.

Epo, Gjiko duhet ta pranosh që sado të rritemi, të gjithë e ruajmë shpirtin fëminor!

Elita që prej ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, Zëri nuk është shfaqur më në ekran si prezantuese, por vendosi të kujdeset vetë për fëmijët e saj. Ndërsa Gjiko, së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Melindën dhe Nora Istrefin. ‘Ay Caramba’ një këngë shumë ritmike dhe verore, fillimisht u akuzua për frymëzim nga klipi i njohur i reperit legjendar 2Pac “California Love”, megjithatë po rezulton të pëlqehet shumë nga ndjekësit. Vetëm dy javë pas publikimit kënga numëron më shumë se 9 milion klikime dhe renditet në vendin e 14-të në klasifikimin e ‘The Top List’.

17/07/2021