Celebrities Gossip Music

Charlie Puth bën ëndrrën e tij realitet duke bashkëpunuar me Elton John dhe të dy kanë disa fjalë për njëri-tjetrin!

Së fundmi, Elton John e ka konsideruar Charlie Puth pjesëtar të familjes pas bashkëpunimit të tyre në albumin e ri. Ikona e muzikës u bashkua me krijuesin e hitit “How Long” për baladën “After All”, e cila shfaqet në albumin e  ardhshëm të Elton John, “The Lockdown Sessions”.

Charlie është një muzikant i mahnitshëm. Ai është bërë mik i familjes. Fëmijët e mi e duan atë dhe ai i do ata.

Prodhuesi i hitit “Tiny Dancer” është i martuar me David Furnish dhe çifti kanë djemtë Zachary dhe Elijah. Elton-it i pëlqente të punonte me Charlie dhe ishte i impresionuar nga përkushtimi i yllit 29-vjeçar në profesionin e tij.

Unë kam luajtur piano dhe e kam shkruar këngën deri në fund dhe pastaj Charlie i ka shkruar tekstet shumë shpejt.

Balada është prodhuar nga Charlie dhe ai është vlerësuar gjithashtu si një kompozitor, së bashku me Elton dhe Jacob Kasher Hindlin. Charlie u shpreh plot admirim për heroin e tij të fëmijërisë dhe tha se ai ka admiruar Elton-in gjatë gjithë jetës së tij.

Është vërtet e pabesueshme sesi meloditë dhe akordet i vijnë atij menjëherë sa herë që ulet në piano. Ai është përcaktimi i vërtetë i një gjeniu muzikor. Të jesh pjesë e udhëtimit të tij muzikor është një ëndërr e bërë realitet.

“The Lockdown Sessions” do të publikohet më 22 tetor. Së fundmi, Elton John është detyruar të shtyjë turin në Europë. Legjenda e muzikës ka njoftuar në rrjetin e tij social Instagram se i ka shtyrë datat e koncerteve pasi duhet ti nënshtrohet një operacioni në ije. 74-vjeçari shpjegoi se një rrëzim gjatë verës i ka shkaktuar dhimbje të forta. Në këto kushte ai duhet të operohet për të shmangur komplikimet.

Ndërkaq, bashkëpunimi i Elton John dhe Dua Lipa, “Cold Heart”, ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit të “The Official Big Top 40”. Ky është projekti i dytë i Elton John që ka arritur vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.