Sport

Chelsea-Vllaznia, skuadra e femrave gati për sfidën e dytë në grupet e Champions League!

Vllaznia e femrave do të përballet ditën e sotme me Çelsin, në sfidën e dytë të vlefshme për grupet e Champions League.

Pas asaj paraqitje dinjitoze me Realin e Madridit, tashmë vajzat shkodrane do të kërkojnë surprizën ndaj skuadrës së Çelsit.

Në “Kingsmeadow” të Londrës, pritet një numër i lartë tifozësh shqiptarë për të mbështetur skuadrën shkodrane.

Ndeshja Çelsi-Vllaznia starton në 21:00 me orën shqiptare, për të qenë realist Vllaznia ka shume pak shanse per te marre nje rezultat pozitiv sepse perballe do të kenë një nga ekipet më të mira të kontinentit, megjithatë shpresat mbesin për një paraqitje pozitive ashtu si dhe ndaj Real Madrid.