Celebrities Showbiz

Chiara dhe Fedez marrin ftesën e veçantë për “Met Gala 2022” nga vetë Donatella Versace!

Ngjarja më e njohur e artit dhe modës e vitit rikthehet sonte me 2 maj. Ka një pritje të madhe për Met Gala 2022 në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, i cili këtë vit do të ketë dy të ftuar të shumëpritur që përfaqësojnë në një lloj mënyre Italinë. Influencuesja dhe sipërmarrësja Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez, të cilët fluturuan në Big Apple për disa orë me ftesë të Donatella Versace do të parakalojnë në tapetin e kuq. Modelja, mes fotove dhe rrëfimeve në Amerikë, ka treguar edhe një biletë që ia ka dhënë stilistja, si ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Met.

Prandaj do të ketë edhe Chiara dhe Fedez në një nga ngjarjet më të pritura të modës, të vitit në Nju Jork dhe më gjerë, në “Met Gala 2022”. Mbrëmja historike, e cila mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në Big Apple, të hënën e parë të majit, është në fakt një ngjarje e rëndësishme bamirësie, e cila përkon me inaugurimin e shfaqjes së madhe vjetore të modës në muze. Pjesëmarrja në Met Gala është e përbërë nga stilistë, modele, këngëtarë, aktorë dhe përfaqësues të tjerë të botës së madhe të showbizit, mund të themi një Oscar i vërtetë i Modës, i rezervuar për yjet e vërtetë, si dhe duhet theksuar se është një mundësi unike për të veshur veshjet unike dhe të veçanta, të bazuara në një tematikë të caktuar.

Pas edicionit të fundit të 2021-ës ku eventi u zhvillua në një mënyrë mjaft të ndrydhur për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia, Met Gala 2022 premton të jetë një ngjarje e vërtetë rikthimi. Edhe pse lista e të pranishmëve bëhet e ditur zakonisht pranë festës së bamirësisë së organizuar për Institutin e Modës, ka qenë e njëjta influencuese Chiara Ferragni e cila ka zbuluar arsyen e udhëtimit të organizuar me nxitim në Nju Jork pak orë më parë në Instagram.