Celebrities Gossip Showbiz

Chiara Ferragni feston sot ditëlindjen dhe Fedez sapo i bëri një premtim publik!

Ditën e sotme blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni feston ditëlindjen e saj të 35-të. Kushdo që e ndjek e di që Chiara është një biznesmene super e suksesshme ku kompanitë e saj gjenerojnë miliona euro. Chiara dhe bashkëshorti i saj Fedez mund të themi me plot gojën se janë çifti më simpatik në showbiz-in italian. Gjithçka që ata postojnë në rrjetet e tyre sociale ndiqet me vëmendje nga fansat.

Sot gjysma më e mirë e Fedez, Chiara ka ditëlindjen dhe normalisht nuk kishte se si të mungonte një urim plot dashuri siç vetëm reperi di t’ja bëjë bukuroshes. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Fedez është rikthyer pas në kohë kur i propozoi Chiara-s për martesë dhe në dixhiturën e fotos ka shkruar:

Para 5 vitesh në Verona Arena të kërkova të martoheshe me mua dhe tani jemi këtu, të vetëdijshëm se çfarëdo që të ndodhë do të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe asgjë nuk mund të na trembë më. Të dua!

Sjellim në vëmendje se para pak javësh, këngëtari i njohur italian iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor neuroendokrin në pankreas dhe që fatmirësisht doli me sukses. E gjithë kjo eksperiencë aspak e mirë për Fedez mesa duket i ka ndikuar tek raporti që ai ka tani e tutje me paratë. Së fundmi, ai ka shprehur se:

Para se të kisha kancer, kisha një objektiv parash, ishte 200 milion euro. Tani nuk më intereson më, është një objektiv që nuk ka më kuptim dhe a e dini pse? Sepse supozoni se arrin në 200, atëherë dëshironi gjithmonë më shumë, pastaj është 300, pastaj 400. Pastaj arrin miliardën dhe në çdo rast kupton që nuk është ky qëllimi final. Sëmundja ka ndryshuar marrëdhënien time me paranë.