Celebrities Film & Tv Showbiz

Chris Evans bashkon forcat me Dwayne ‘The Rock’ Johnson për të sjellë filmin e tyre më të ri!

Chris Evans po bashkon forcat me Dwayne ‘The Rock’ Johnson për të sjellë një film të ri për sezonin e festave të vitit 2023. Aktorët do të luajnë bashkë në filmin e ri “Red One”, për të cilin thuhet se është një komedi-aksion duke imagjinuar një univers krejtësisht të ri për të eksploruar brenda zhanrit të festave.

Regjisori i filmit “Jumaji”, Jake Kasdan, do të marrë drejtimin e filmit të ardhshëm nga studiot e “Amazon”. Sipas mediave të huaja, thuhet se:

Projekti rrjedh nga një histori origjinale e Presidentit të Produksionit të “Seven Bucks Productions”, Hiram Garcia, që “Amazon Studios” fitoi pas një lufte konkurruese tenderash vitin e kaluar.

Të dy aktorët e përfunduan vitin e kaluar fuqishëm me filmat e Netflix. Ylli i “Avengers”, Evans, u shfaq shkurtimisht në “Don’t Look up”, i cili u publikua në fillim të dhjetorit. Chris luajti së bashku me aktorët e tjerë të njohur Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence, Cate Blanchett dhe këngëtaren Ariana Grande për të sjellë në jetë komedinë.

Ish-mundësi profesionist, Dwayne ‘The Rock’ Johnson luajti në “Red Notice” të Netflix, i cili ishte filmi më i shikuar në platformën e transmetimit pas publikimit të tij muajin e kaluar. Rock luajti së bashku me Gal Gadot dhe Ryan Reynolds në komedinë aksion që grumbulloj dy milionë dollarë të ardhura. Netflix është duke vazhduar punën për të prodhuar dy vazhdime të njëpasnjëshme për “Red Notice”, i cili pritet të fillojë xhirimet në vitin 2023.

Rikujtojmë se, Dwayne ‘The Rock’ Johnson nuk po përmbahet në lidhje me aktorin e “Fast & Furious” Vin Diesel. Në një intervistë me CNN të botuar muajin e kaluar, Johnson, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në muajin nëntor në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në ekskluzivitetin e dashur të filmit. Por Dwayne e quajti lëvizjen e Diesel “një shembull të manipulimit të tij”.