Celebrities Showbiz

Chrissy Teigen ka diçka për të thënë mbi Kim Kardashian dhe Pete Davidson!

Pak javë pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, Kim Kardashian ishte pjesë e një performance krah aktorit Pete Davidson në rolin e Jasminës dhe Aladinit në “Saturday Night Live”, ku gjatë premierës ata shkëmbyen një puthje të gjatë e cila shkaktoi disa dyshime në publik, ata shtuan zërat për një lidhje romantike mes tyre.

Para pak ditësh ata u fotofrafuan teksa kalonin kohë së bashku në një park lojërash. Dyshja janë parë të kapur prej duarsh teksa ishin në një ‘rollercoaster’ dhe kaq mjaftoi që ndjekësit të dyshonin se ata mund të jenë më shumë se miq. Tani duket se Kim dhe Pete po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Lidhur me këto thashetheme ka reaguar së fundmi Chrissy Teigen. Ajo ka thënë se nuk e ka idenë nëse Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë çift, por ajo ende ka disa mendime për këtë. Teigen dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, kanë qenë miq të ngushtë me Kardashian dhe Kanye West nga i cili ajo kërkoi divorcin në shkurt.

Të pyetur mbi çiftin e ri të mundshëm, Chrissy dhe John nuk kanë ngurruar të japin një përgjigje. Modelja tha se:

Të gjithë po më pyesin, nuk e kam idenë. Unë nuk e di asgjë. Por djemtë humorista (si Pete) janë shumë të mirë. Shikoni John për shembull. Ai është humorist i paparë.

Rikujtojmë se, nëntë muaj pasi Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc, Kanye West ende i referohet asaj si “gruaja” e tij. Në një intervistë të fundit, artisti shumë i dashur shokoi me deklaratën e tij. Duke kujtuar një moment kur ylli i “Keeping Up with the Kardashians” e ndihmoi atë të zgjidhte një çështje, Ye fillimisht iu referua Kim duke thënë:

Gruaja ime, sepse ajo është ende gruaja ime, nuk është asnjë dokument.