Showbiz

Chrissy Teigen: “Qëndruam në heshtje, por jemi mirë”

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend kanë qenë në qendër të vëmendjes që pas humbjes së djalit të tyre Jack.

Modelja e famshme zbuloi hapur plagët e saj më të mëdha në rrjetet sociale ku foli për momentet më të vështira në familjen e saj gjë që u komentua për javë të tëra më media.

Para disa ditësh, ylli i muzikës John Legend u shfaq për herë të parë në publik që pas tragjedisë. Ai performoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Billboard 2020” ku i dedikoi bashkëshortes së tij këngën me fjalët më të ndjera, “Never Break”.

Pas kësaj ai bëri një tjetër dedikim për Chrissy në rrjetet sociale ku tregon se sa shumë e adhuron për forcën dhe guximin që ajo tregoi.

“Kjo ishte për Chrissy-n. Të dua shumë, ty dhe familjen tonë. Kemi përjetuar momente shumë të bukura dhe shumë të vështira bashkë. Të të shikoja ty që mbaje fëmijët tanë ka qenë diçka shumë prekëse dhe emocionuese. Ke treguar kaq shumë forcë gjatë çdo sfide me të cilën jemi përballur. Çfarë dhurate e mrekullueshme është kur ke mundësinë të sjellësh jetë në këtë botë. E kemi përjetuar këtë mrekulli, fuqinë dhe gëzimin e kësaj dhurate dhe sa gjë delikate është. E shkruajta këngën sepse kam besimin që sa të jemi në këtë Tokë, do të mbajmë dorën e njëri-tjetrit, përgjatë çdo loti, çdo ulje dhe ngritje, çdo testi. Ja premtuam njëri-tjetrit këtë në dasmën tonë 7 vite më parë, dhe çdo gjë që kemi kaluar e ka bërë atë premtim më domethënës. Dashuria jonë do të mbesë. Ne nuk do të thyhemi kurrë.” -Shkroi Legend në postimin e tij.

Teigen nuk ngurroi të ripostonte këto fjalë të këngëtarit duke reaguar për herë të parë që pas ngjarjes së rëndë që tronditi familjen e tyre. “Qëndruam në heshtje, por jemi mirë” -tha ajo duke nxitur komente të shumta tek ndjekësit.