Celebrities Gossip

Chrissy Teigen reagon pasi Heather McDonald e quajti ‘hipokrite’!

Chrissy Teigen me sa duket vendosi që t’i kundërpërgjigjej aktores së humorit Heather McDonald, pasi ajo e quajti atë një ‘hipokrite’ për postimin e fundit ku ajo kishte thënë se nuk i interesonte të dukej ‘perfekte’ në Instagram. Para se ajo të fliste në lidhje me vërejtjet e aktores, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Instagram ajo vendosi që të shkruante se mund të ishte e ndjeshme për shkak se këto kritika kishin ardhur pikërisht edhe në 1-vjetorin e humbjes së fëmijës së saj gjatë shtatëzanisë.

Në postimin e saj në InstaStory ai kishte shkruar se:

Unë nuk fjeta fare mbrëmjen e kaluar, siç mund të dëshmojë edhe John. Isha e sëmurë, duke qarë, ndërsa telefoni më ngjalli kujtimin e të qenit në spital saktësisht një vit më parë, kur humbëm fëmijën tonë.  Ndoshta unë jam pak e ndjeshme sot!

Kujtojmë se humbja e djalit të Chrissy dhe burrit të saj, John Legend, ndodhi në gjysmë të shtatzënisë së saj pasi ajo përjetoi gjakderdhje të pakontrollueshme që e detyroi atë të shtrohej në spital. Modelja e njohur që pas humjes së bebit, ka bërë të ditur se nuk do të mbetet më shtatzënë. Ndërsa postoi një foto në Instagram, ku ajo shpjegoi dhe sqaroi të gjithë ndjekësit.

Kjo jam unë dhe trupi im dje. Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo shikim në pasqyrë më kujton se çfarë mund të ketë qenë. Më pëlqen të jem shtatzënë, kaq shumë dhe jam e trishtuar që nuk do të jem më kurrë.

Ndërkohë që në lidhje postimin e fundit të Chrissy-t në lidhje me përsosmërinë, komediania e la kritikën e saj në pjesën e komenteve të postimit duke thënë se:

Këto mburrje të përulura të “kjo është një pamje e pa filtruar, kështu që thuaj çfarë të duash, kështu që njerëzit në të vërtetë do të shkruajnë gjëra të bukura, sepse unë ende dukem shkëlqyeshëm,” kështu ishte 3 vjet më parë, Chrissy. Ti e di se çfarë është e kuruar, Twitter-i yt.

Për të përfunduar përgjigjen e saj në lidhje me komentin e komedianes, Chrissy vendosi që t’i përgjigjej shkurt duke thënë se:

Pse njerëzit i ndjekin njerëzit që na urrejnë, përmes meje.