Sport

Christian Eriksen firmosi, kthehet si futbollist në Premier League!

E konfirmuar: Christian Eriksen rikthehet si lojtar, pas infarktit të 12 qershorit të kaluar në Europianin e Futbollit, në takimin mes Danimarkës së tij e Finlandës. Pas ndërprerjes së kontratës me Interin për shkak të defibrilatorit në zemër, pengesë e pakapërcyeshme në Itali, mesfushori danez nënshkroi kontratë me Brentford-in. Deri në fund të qershorit do të luajë me klubin e Premier League-ës.

Në një mesazh të shkurtër në Twitter, futbollisti shprehet:

I lumtur që firmosa për Brentford. Pres me padurim të filloj dhe shpresoj t’ju takoj së shpejti!

Pasi më 17 dhjetor iu dha lamtumirën zikaltërve nga pamundësia për të luajtur në Itali, fillimisht Eriksen u stërvit me Chiasso-n në Zvicër. Në ditët e fundit u ftua nga Ajax-i, klubi ku debutoi si profesionist dhe luajti në vitet 2009-2013.

Ish-zikaltri do të jetë tani i pari futbollist në historinë e Premier League-ës, i cili luan me defibrilator. Objektivi i radhës, ashtu si vetë danezi e ka bërë të ditur: Botërori i Katarit, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.