Celebrities

Christina Aguilera bën paraqitjen më madhështore të parë ndonjëherë në Walt Disney!

Christina Aguilera dukej si një mbretëreshë e vërtetë në 50-vjetorin e ‘Walt Disney World’ në Liqenin Buena Vista në Florida. Këngëtarja 40-vjeçare ndau fotografi në të cilat u pa me një fustan të bardhë madhështor që e veshi për performancën e saj në kalanë ikonike të Hirushes së parkut.

Ajo postoi një foto në rrjetin e saj social Intagram ku kishte shkruar se:

Përgjithmonë një vajzë Disney, gjithmonë një princeshë Disney. Ishte një përvojë e plotë duke u kthyer në terrenet e mia të vjetra të shkeljes në @WaltDisneyWorld. Ishte një ëndërr që mund ta kisha imagjinuar vetëm kur isha fëmijë duke punuar në ‘The Mickey Mouse Club’. Disney është gjithmonë aty ku fillon magjia. Shikoni “The Most Magical Story On Earth: 50 Years of Walt Disney World” ” sonte në orën 8/7 në @ABCNetwork!

Bukuroshja postoi tre foto me ngjyra në të cilat u pa duke pozuar para kalasë, e cila ishte ndriçuar me ngjyrë vjollce dhe rozë. Ajo gjithashtu ndau disa foto edhe bardh e zi teksa tregoi pamjen e saj të mrekullueshme. Në një fotografi tjetër, Christina pozoi në dhomën e saj të hotelit me fustanin e madh të bardhë i cili shtrihej dhe zgjatej i tëri në dysheme.

Në postimin e saj, Christina kujtoi ditët e saj të fëmijërisë si ‘Mouseketeer’ në serinë televizive Disney The All New Mickey Mouse Club, ku edhe Justin Timberlake, Britney Spears dhe Ryan Gosling ishin ndër yjet pjesëmarrës në shfaqjen që u zhvillua nga viti 1989-1996. Ajo është cilësuar edhe si një nga shaqjet më të mira gjatë asaj kohe.

Këngëtarja bukuroshe përpos look-ut të saj magjepsës të cilën e kishte shoqëruar edhe me një kurorë të vogël mbi kokë, performoi një nga këngët e saj më të bukura në skenën e madhe. Ajo gjithmonë është dalluar për zërin e saj unik dhe shumë të bukur, ku hitet e saj janë të pafundme.