Celebrities Fashion

Çiftet e famshme që u veshën plot stil këtë vit!

Shumë gjëra kanë ndodhur në vitin 2021, por për VIP-at, ky ka qenë një vit romantik. Janë shfaqur çifte të reja, si Zoë Kravitz dhe Channing Tatum, dhe çifte të tjera që janë rikthyer dhe kanë rindezur romancën e tyre si Jennifer Lopez dhe Benn Affleck. Të famshmit po kërkonin dashurinë në vitin 2021 dhe shumë prej tyre e gjetën. Nga çiftet më të sofistikuara si Meghan Markle dhe Princi Harry deri te ato më të çuditshmet si Megan Fox dhe Machine Gun Kelly. Secila dyshe ka stilin dhe dukjen e vet.

Justin dhe Hailey Bieber, për shembull, janë një çift të cilët i shohim shpesh të veshur sportiv në përditshmërinë e tyre dhe të dy veshin “Drew House”. Kravitz dhe Tatum e kanë zotëruar stilin klasik të të veshurit, por në mënyrën e tyre. Tatum-it i pëlqen të veshë një bluzë dhe pantallona klasike, ndërsa Kravitz vesh patallona klasike të gjera të thjeshta ose fustane të po të njëjtit stil. Natyrisht, nuk mund të harrojmë as Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, me stilin e tyre interesant.

Nga ana tjetër, çifte si Dwyane Wade and Gabrielle Union, kanë zgjedhur një pamje më të hijshme, më të rehatshme dhe më formale në tapetin e kuq. Ndërsa çifti Nick Jonas dhe Priyanka Chopra Jonas shfaqen gjithmonë shumë bukur pranë njëri-tjetrit. Nick i veshur me një kostum të zi ndërsa Piyanka me fustanet e saj që e tregojnë kaq elegante. Pastaj, janë ata që guxojnë në veshjen e tyre si çifti Cardi B dhe Offset.

Rihanna dhe A$AP Rocky ishin gjithashtu dyshja e veshur më mirë në “Met Gala” këtë vit, ajo me një fustan ngjyrë të zi të fryrë të markës së njohur “Balenciaga” ndërsa ai i mbështjellë me një jorgan. Secili çift gjeti disi një mënyrë për të përshtatur stilin e njëri-tjetrit dhe për ta çuar atë në një nivel tjetër. Më poshtë, ju njohim me 16 çifte të famshëm që u veshën plot stil këtë vit.

1-Justin dhe Hailey Bieber

2-Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

3-Princ Harry dhe Meghan Markle

4-A$AP Rocky dhe Rihanna

5-Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

6-Cardi B dhe Offset

7-Dylan Meyer dhe Kristen Stewart

8-Channing Tatum dhe Zoe Kravitz

9-Kate Middleton dhe Princ William

10-Beyonce dhe Jay-Z

11-Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

12-Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

13- Lauren Morelli dhe Samira Wiley

14-Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

15-George dhe Amal Clooney

16-Dwyane Wade dhe Gabrielle Union