Celebrities Gossip Lifestyle Love & Sex

Çiftet e famshëm të showbiz-it që priten të martohen brenda këtij viti!

Sipas studimeve, dashuria mund të jetë duke ndikuar në trurin tonë në një farë mënyre e derisa disa çifte të famshëm janë aq të çmendur nga dashuria aq sa kanë shprehur se do të donin të martoheshin brenda këtij viti. Ne ju njohim me disa prej këtyre çifteve:

1. Kourtney Kardashian/Travis Barker

Ndonëse Kourtney dhe Travis kanë deklaruar për marrëdhënien e tyre në shkurt 2021, ata ishin miq për një kohë të gjatë përpara se të vendosnin ta çonin lidhjen e tyre në një nivel tjetër. Viti 2018 ishte një vit veçanërisht i rëndësishëm për ata të dy, pasi shpesh darkonin, shkonin në festa së bashku dhe përgjithësisht kalonin mirë. 3 vite më vonë, më 16 tetor, u fejuan zyrtarisht. Jo vetëm që e duan dhe e adhurojnë njëri-tjetrin privatisht, por edhe në Instagram.

2. Kate Hudson/Danny Fujikawa

Kate dhe Danny njiheshin me njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë para se të fillonin të takoheshin. Çifti u bashkua në vitin 2016, duke e bërë këtë lidhje 6-vjeçare. Më në fund vendosën të fejoheshin në shtator të 2021-shit, ku Kate u shpreh se janë shumë të emocionuar për dasmën.

3. Lindsay Lohan/Bader Shammas

Lindsay Lohan e mbajti lidhjen e saj larg syrit të publikut, duke shpallur më në fund fejesën e saj në nëntor 2021. Në vitin 2019, Lindsay deklaroi se do të donte dikë që nuk përdor mediat sociale dhe pikërisht atë mori.

4. Simon Cowell/Lauren Silverman

Të dy kishin 13 vite bashkë pasi më në fund vendosën të fejoheshin. Simon në fakt i propozoi për martesë gjatë një udhëtimi në Barbados, ku çifti u takua për herë të parë. Ironikisht, Simon nuk besonte në martesë, megjithatë, pasi u takua me Lauren, ai ra në dashuri dhe vendosi se kjo ishte ajo që dëshironte me të vërtetë. Çifti aktualisht ka një djalë.

5. Lana Condor/Anthony De La Torre

Lana Condor dhe Anthony De La Torre njoftuan fejesën e tyre në janar 2022. Njoftimi i tyre nuk mund të bëhej pa dy qentë e tyre të pranishëm gjithashtu.