Celebrities Gossip Love & Sex

Çiftet e famshme që me siguri keni harruar që dikur kanë qenë së bashku…

Disa marrëdhënie thjesht nuk duhet të jenë, pavarësisht se sa shumë duam që ato të funksionojnë. Ne mësojmë dhe rritemi nga marrëdhëniet tona dhe shpresojmë të vazhdojmë dhe të gjejmë personin e duhur.

Yjet e Hollywood-it nuk janë ndryshe. Ne po ju prezantojmë një listë të çifteve të famshme që u ndanë nga njëri-tjetri sikur nuk kishin qenë kurrë bashkë…

1. Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton

Angelina Jolie ishte e martuar me aktorin Billy Bob Thornton. Ata u martuan në Las Vegas pas 2 muajsh lidhje dhe adoptuan një fëmijë nga Kamboxhia. Ata i dhanë më pas fund lidhjes së tyre pas 2 vitesh martesë.

2. Leonardo Dicaprio dhe Gisele Bündchen

Para se Gisele Bündchen të martohej me qendërmbrojtësin e “NFL” Tom Brady, ajo u takua me Leonardo Dicaprio-n dhe qëndruan të lidhur nga viti 2000 deri në 2005.

3. Cameron Diaz dhe Justin Timberlake

Aktorja dhe këngëtari ishin së bashku nga viti 2003 deri në vitin 2007. Cameron Diaz më pas u martua me anëtarin e grupit “Good Charlotte”, Benji Madden në 2015 dhe Justin Timberlake nga ana tjetër u martua me Jessica Biel në 2012.

4. Natalie Portman dhe Jake Gyllenhaal

Këta të 2 bashkë-luajtën në filmin e vitit 2009, “Brothers” dhe u lidhën me njëri-tjetrin në një lidhje që zgjati fare pak në 2006. Aktorët mbeten miq më pas.

5. Brad Pitt dhe Christina Applegate

Këta 2 aktorë kishin një lidhje shumë të shkurtër në vitin 1989. Ata shkuan në një event të “MTV VMA”, por më pas Christina hoqi dorë nga Pitt për një burrë tjetër.

6. Michael Sheen dhe Rachel McAdams

Aktorja e “Notebook” dhe aktori i “Underworld” nisë romancë e tyre në 2010, por i dhanë fund më pas lidhjes së tyre në 2013.

7. Cameron Diaz and Alex Rodriguez

Këta të dy krijuan lidhje për rreth një viti rreth vitit 2011, por lidhjen e tyre u munduan ta mbanin shumë të fshehtë.

8. Rosario Dawson dhe Jay Z

Nuk ndihet kurrë se ka pasur një kohë kur nuk ishte Beyonce dhe Jay Z. Por reperi i “99 Problems” dhe aktorja Seven Pounds u lidhën së bashku në vitin 2000.

9. Tom Cruise dhe Penélope Cruz

Aktori i njohur u lidh me aktoren e “Vicky Cristina Barcelona” nga viti 2001 deri në vitin 2004.

10. Edward Norton dhe Salma Hayek

Aktorët filluan të takohen në vitin 1999 dhe i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2003.