Aktualitet

Çifti në Maliq goditet me karrige pas koke në Qendrën e Votimit

Shënohet një incident i rënd në qarkun e Korçës. Ndër më seriozët veçohet ai në fshatin Vashtmi të Maliqit ku një person i identifikuar si shtetasi Drini Qyllalli për të cilin u raportua se është vëzhgues i PD-së goditi me karrige një çift bashkëshortësh, simpatizantë të PS-së. Dyshohet që mori pjesë edhe vëllai i tij.

Ndërkaq çifit i lënduar u dërgua në spital pasi morën dëmtime në kokë por fatmirësisht janë jashtë rreziku për jetën.  Kjo çoi në ndërprerje të votimit ndërsa ende nuk ka informacione për ndalimin ose jo të agresorëve.

Personi i dëmtuar është Ardian Avdolli me bashkëshorten e tij. Pas daljes nga spitali, burri i goditur u shpreh për mediat se u dhunuan nga dy djemtë e kryeplakut të fshatit.

Aty në qendër votimi. Na goditën ata të qendrës. U zumë për nënën. Do votonte nëna, se lanë. E shtynë, e goditën. Edhe mua më goditi. Ata që më goditën janë dy vëllezër, djemtë e kryeplakut.

Vijon…