Celebrities Gossip Showbiz

Çifti i njohur rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit!

Aktorja e njohur Ashley Benson dhe reperi G-Eazy i dhanë fund lidhjes së tyre më shumë se një vit më parë, por duket se janë rikthyer bashkë pas vdekjes së nënës së reperit, Suzanne Olmstead. Një burim bëri të ditur për “Entertainment Tonight” se mes tyre ka më shumë se miqësi dhe ata shpresojnë se marrëdhënia e tyre po shkon në një drejtim pozitiv.

Ashley dhe G-Eazy kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe kanë folur shumë që kur nëna e G-Eazy ka ndërruar jetë. Ata kanë pasur gjithmonë dashuri për njëri-tjetrin dhe janë rilidhur pas vdekjes së nënës së tij. Ka qenë e vështirë për të që kur humbi të ëmën dhe është mbështetur tek njerëzit që e njohin më mire, me të cilët ndihet rehat pranë, përfshirë Ashley-n. Ata janë afruar shumë më shumë përsëri dhe kanë shpresë për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Çifti qëndroi së bashku për më pak se një vit dhe i dhanë fund lidhjes në shkurt të vitit 2021. Ata e zyrtarizuan lidhjen në Instagram vetëm në tetor të 2020-ës, pasi Benson solli G-Eazy-n në dasmën e motrës së saj. Një burim tjetër për “Entertainment Tonight” në atë kohë tha se ata u ndanë në mënyrë miqësore. Ndërsa kjo ngjarje e rëndë në jetën e reperit duket se i ka ribashkuar të dy më shumë se kurrë.