Celebrities Film & Tv Love & Sex

Çifti i të dashuruarve Tom dhe Zendaya dëshmojnë se dashuria e tyre s’ka nevojë për fjalë!

Të gjithë tashmë e dimë se vazhdimi i filmit të njohur të “Marvel”-it me titull “Spider-Man: No Way Home” do të shfaqet në kinema më 17 dhjetor dhe javët e fundit të vitit 2021. Pavarësisht gjithçkaje të gjithë fansat janë fokusuar tek çifti protagonist.

Zendaya dhe Tom u takuan në vitin 2016 gjatë kohës që xhironin filmin e parë në seri, “Spider-Man: Homecoming”. Në muajin korrik, pas dy vitesh thashetheme, aktorët, të dy 25-vjeçarë, u fotografuan duke dalë me njëri-tjetrin ku edhe shkëmbyen puthje teksa ishin në Los Angeles.

Gjatë një interviste në muajin nëntor, Tom është shprehur se:

Një nga anët negative të famës sonë është se privatësia nuk është më në kontrollin tonë. Në një moment që dy persona e duan shumë njëri-tjetrin kjo gjë tashmë duhet të ndahet me të gjithë botën. Ne u ndjemë disi të cënuar nga privatësia jonë, është historia jonë dhe ne do të flasim për të kur të jemi gati për të së bashku.

Të dy kanë vazhduar ta ruajnë statusin e tyre të marrëdhënies gjatë turneut të tyre për shtyp për “Spider-Man: No Way Home”, duke lënë gjuhën e tyre të trupit të flasë. Shikoni fotot e adhurueshme të Tom dhe Zendaya bashkë ndër vite edhe pse ata janë të zënë tashmë duke promovuar “Spider-Man: No Way Home”.

1
2
3
4
5
6
7