Aktualitet Sociale

Çifti që humbi jetën në Qafë Muzinë, trupat e tyre u gjetën duke përqafuar njëri-tjetrin!

Një aksident që i tronditi të gjithë ka ndodhur në Qafë Muzinë, Sarandë ku mbetën të vdekur 5 persona.
Sot u zbuluan më shumë detaje rreth ngjarjes, ku mes viktimave ndodhej një çift të moshuarish, Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç për të cilët është raportuar se janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin nga zjarrfikësit.
Të moshuarit ishin prindër të dy djemve dhe një vajze dhe po shkonin për të kaluar pushimet në Sarandë, por fatkeqsisht nuk mundën të mbërrinë pasi furgoni me të cilin po udhëtonin ra nga ura.

Jo më larg se dje, policia lëshoi një urdhër ndalimi për drejtuesen e automjetit, i cili ishte dhe shkaku i këtij aksidente.
22 vjeçarja, Rexhina Çelhaka akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi tregohet se furgoni tentoi të shmangte përplasjen me mjetin “Land Rover” dhe për këtë arsye përfundoi duke dalur nga rruga dhe ra në një humnerë 20 metra të thellë duke shkaktuar 5 viktima.

Nga kjo ngjarje shumë e trishtë ka ndodhur një mrekulli, pasi një ndër pasagjeret e furgonit nga mbijetuar. Një vajzë shtatzënë, Gerta Kaberdini ka mundur të dalë e gjallë nga humnera. Mund të themi se kanë mundur të shpëtojnë dy jetë.