Celebrities Gossip Showbiz

Cila është modelja e njohur që ‘i kopjoi’ Loredanës stilin e flokëve dhe nuk ngurroi ta tregojë publikisht?

Loredana tanimë dihet që është një repere shumë e njohur dhe tepër e pëlqyer nga publiku. Jo vetëm për stilin e saj në të kënduar, por bukuroshja njihet edhe për një stil shumë të veçantë në të veshur, make-up apo flokë. Shpeshherë, vajzave ju pëlqen të inspirohen nga stili i njëra-tjetrës dhe është mëse normale. E sidomos nëse ‘merr pak’ nga Loredana dhe stili i saj shumë i veçantë.

Së fundmi, modelja e njohur Arta Nitaj e cila njihet për format e saj të shkëlqyera fizike ka treguar në Instastory se një model flokësh e ka ‘kopjuar’ nga Loredana, pa patur asnjë kompleks për ta treguar publikisht.

Modeli i flokëve i inspiruar nga Loredana

Më pas këtë e ka postuar vetë reperja e cila gjithë përkëdheli ka shkruar:

Ti ha flokt unë

Epo, kjo është fryma që duam të shohim mes vajzave…

Kujtojmë se, Lori me anë të një postimi ku shfaqet së bashku me Mozzik ku ka treguar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti dhe ka thënë disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre. Ajo tregoi që dy artistët janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.