Celebrities Gossip Showbiz

Cila gjeneratë po bën hip-hop më të mirë? Mc Kresha nuk ngurron të japë një përgjigje…

MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun, i cili prej vitesh tanimë mund të themi me plot gojë se numëron një pafundësi hitesh dhe këngësh të suksesshme që kanë revolucionarizuar hip-hopin në Shqipëri. E së fundmi i ftuar në një intervistë, teksa është pyetur se cila është gjenerata e artë e hip-hopit shqiptar, reperi nuk ngurroi të jetë shumë me këmbë në tokë si gjithmonë.

Nuk dua ta them. Për hip-hopin shqiptar i bie të ofendosh ndoshta, secili e ka kreditin e vet. Secili prej rep artistave e meriton kreditin e vet që e ka. Prej botërores të përgjigja. Shumica e njerëzve e shokëve me të cilët diskutojmë për hip-hop thonë 90-tat dhe fillimi i 2000-tës deri n2005-2006 atëherë kur hip-hopi ka pas, ka fituar shumë respekt e prej ’94-tës deri n2004, kjo dekadë ka qenë më e suksesshmja e repit. Gjeneratat e reja përshembull mendojnë se më e suksesshme është gjenerata e 2010-tës, 2020. Por për shkak që hip-hopi ka evoluar, prej hip-hopit kanë dalë rryma të tjera, nuk është e drejtë të them jo kjo jo ajo, me rëndësi është që secili e ka vendin e vet, secili e bën lekun e vet dhe unë jam mëse dakord me atë gjë.

Së bashku me mikun dhe kolegun e tij më të mirë, Lyrical Son nuk ka asgjë që i ndal. Edhe pse prej vitesh në krye të artistëve më të mirë të zhanrit hip-hop dhe tepër të pëlqyer nga ndjekësit, reperët po na tregojnë se ende nuk kemi parë gjë akoma.

Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre më të ri më datë 12 janar “Muzikë e Alltisë”.  Albumi përfshiu plot 11 këngë.

Rikujtojmë se, në verë të vitit 2020 reperi u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Erzina kanë pritur ardhjen në jetë të vogëlushes e cila ka një emër shumë të veçantë. Vajza e tyre është pagëzuar me emrin Iza që do të thotë ‘Zoti është i përsosur’.