Celebrities Gossip Showbiz

Cila ishte arsyeja e vërtetë e largimit nga Top Channel të Sokol Ballës dhe shkaku i ndarjes së Romeos me Aleksian, në pjesën e parë të ‘Më lër të flas’ u zbulua shumëçka!

“Më lër të flas”, programi më i ri i Top Channel i vëllezërve Veshaj prej javësh tanimë iu shoqëron në të premtet tuaja. Me të ftuar shumë specialë, intervista ekskluzive dhe shumë humor, erdhi edhe ky episod ku i ftuari i parë ishte gazetari i njohur Sokol Balla. Ky i fundit tregoi shumëçka nga jeta e tij profesionale dhe personale.

Fillimisht, Balla zbuloi të vërtetën e largimit të tij nga Top Channel dhe dashurinë e madhe që ka për këtë media pasi numëron shumë vite karrierë.

Në Top kam nisur në 2005-ën si drejtor i lajmeve pastaj nisa emisionin Top Story. Ideja e Top Story ishte pasi e kisha nisur në 2004-ën në një televizion tjetër më para, një emision politik, besoj që ideja qe që unë të kaloj me gjithë emisionin ishte ideja e Tanit. Emrin e kam gjetur vetë dhe ai ishte shumë i entuziasmuar për këtë. Ika vetë po ishte një ikje në dakordësi mes të dyja palëve. Kishte shumë veta që donin të nxisnin një sherr, por nuk kuptonin dot raportin që unë kisha me Topin, as që nuk e diskutoja që nëse do ikja një ditë dhe nëse do iki prapë një ditë tjetër do jetë largim i mirë.

Balla gjithashtu na tregoi më shumë lidhur me jetën e tij private, ku na zbuloi se tanimë është i martuar dhe gjithashtu emocionoi me rrëfimin e tij për të atin e ndjerë.

Kam lidhjen me babain shumë të fortë. Ai ka punuar 40 vite në televizion si kameraman, ishte një marrëdhënie shumë organike. Mënyra si ai u shua kishte dhe traumën e vetë.Unë nuk jam beqar, ka 5 vite në fakt. Unë martohem vazhdimisht, tani jam i martuar.

Në lojën tanimë pjesë të programit ku nëse pjesëmarrësit nuk i përgjigjen pyetjeve duhet të konsumojnë një pije me shije jo të mirë, një e pathënë që kishte kaq kohë që pritej ishte arsyeja e ndarjes së Romeos nga Aleksia (ku pyetja u shtrua si arsyeja e ndarjes nga lidhja më e fundit) dhe aktori u shpreh kështu:

Nuk ngjita.