Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Food & Drink Health & Beauty

Cila janë ushqimet që duhet të përdorni për t’u nxirë më shpejt këtë verë?

Moti po ngrohet dhe me siguri të gjithë po mendoni për pushimet verore. Ndërkohë, një nga shqetësimet kryesore është edhe nxirja e trupit këtë sezon veror. Për ‘të pafatët’, që nuk kanë mundësi për pushime të gjata në bregdet, po ju listojmë pesë ushqimet që do t’ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt.

1.       Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë një nga sugjerimet kryesore lidhur me ushqimet që do t’ju ndihmojnë për t’u nxirë. Të skuqura apo në furrë, ato përsëri do t’jua mundësojnë këtë përfitim. Madje, veç nxirjes, patatet do t’ju forcojnë zemrën gjithashtu, pasi janë të pasura me vitaminë B6.

2.       Brokoli

Brokoli është një zgjidhje shumë e mirë, për të gjithë ata që i shqetëson ky problem. Brokoli ka vitaminë C, e cila fuqizon imunitetin tuaj. Megjithatë, veç këtij përfitimi, brokoli ka një fuqi magjike t’ju nxijë lëkurën shumë shpejt dhe mos të keni aq shumë nevojë për të ndenjur nën diell për orë të tëra.

3.       Kungulli

Kungulli sjell një sërë përfitimesh në shëndetin tuaj. Së pari, ai ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë, dhe do t’jua bëjë humbjen e peshës më të lehtë, gjithashtu. Megjithatë, kungulli ka edhe vetinë për të cilën ne po flasim, duke ju ndihmuar kështu të errësoni lëkurën tuaj sa hap e mbyll sytë.

4.       Spinaqi

Spinaqi është shumë i shëndetshëm pasi ka vitaminën K në gjethet e tij. Ajo forcon kockat, ndërkohë që edhe ndihmon në sistemin e qarkullimit të gjakut. Megjithatë, spinaqi ndihmon edhe në errësimin më të shpejtë të lëkurës suaj, si edhe ju mundëson një lëkurë më të shndritshme.

5.       Domatet

Domatet jo vetëm që sjellin shumë përfitime, por edhe kanë një mundësi të madhe variantesh për t’u gatuar. Në salcë, sallatë apo edhe gatime të tjera, domatet kanë shumë benefite për sëmundje të ndryshme si katarakti, kanceri apo astma. Ndërkohë, nëse e shtoni domaten në dietën tuaj, jo vetëm që do t’i bëjë mirë trupit, por edhe lëkurës suaj.