Celebrities Gossip Showbiz

Cila këngë e “Dafinë Moj” mban fronin në albumin e Dafinës?

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

E në të gjithë projektet e reja muzikore që ajo solli, një prej tyre duket të jetë e preferuara e publikut e kjo falë klikimeve në platformën YouTube. Krahasuar me shikueshmërinë nga këngët e tjera, bashkëpunimi me reperin Lumi B mban fronin e albumit “Dafinë Moj” me mbi 2 milion klikime 3 javë pas datës së publikimit.

“Sa t’mir m’ka bo nana” duket të jetë e preferuara e ndjekësve të Dafit, po e juaja cila është?

Këngëtarja mbetet payshim dhe një nga më vajzat më seksi dhe provokuese të skenës tonë, por si ka qenë Dafi shumë kohë më parë? Para se të ishte një nga divat e showbiz-it tonë, kur ka qenë vetëm një vajzë e vogël, Dafina ka publikuar dy fotografi në Instatory dhe mund të themi me plot gojë se që atëherë ka qenë një bukuroshe.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë, Dafi u nominua nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës për shkak të nënshtetësisë suedeze, megjithëse nuk arriti të fitojë.