Celebrities Gossip Showbiz

Cila nga vajzat e lodh më shumë Kris Jenner?!

“Keeping Up With the Kardashians” reunion bëri bujë me zbulimet e shumta nga personazhet e familjes Kardashian. I ftuari special i cili mësoi i pari për ‘sekretet’ e familjes, ishte Andy Cohen. Ai e pyeti Kris Jenner, mamanë dhe njëkohësisht menaxheren e vajzave, rreth detajeve sekrete të jetës së familjes, si edhe cila nga vajzat është më e vështira për t’u menaxhuar.

Fillimisht, Andy e pyeti Kris nëse ajo është vërtet ‘ideatorja djallëzore’, një profil ky që shpeshherë mediat janë përpjekur të krijojnë. Duket se Kris refuzon ta pranojë diçka të tillë.

Jo. Unë mendoj se një menaxher është dikush që organizon kaosin dhe përpiqet të vijë me ide të reja dhe të punojë me fëmijët.

Të dyja Kendall Jenner dhe Kim Kardashian, i erdhën në mbrojte asaj, duke pretenduar se nëna e tyre kurrë nuk ka prodhuar histori për të krijuar drama e për të fituar familja vëmendje. Këtë e aprovon edhe Kris gjithashtu.

Unë as që nuk njoh gjysmën e historive që kanë dalë, e jo më të telefonoja e t’i bëja publike.

Andy nuk i përfundoi këtu pyetjet, teksa i drejtohet Kris se cila nga vajzat është më e vështira për t’u menaxhuar. Kris pranoi se është vajza e madhe, Kourtney Kardashian. Këtë gjë e konfirmoi dhe vetë Kourtney.

Unë nuk dua t’i bëj gjërat nëse vërtet nuk e ndjej t’i bëj. Përgjigja ime është “jo” në shumicën e rasteve, dhe nëse është pozitive, unë dua të di çdo detaj se për çfarë do të pyetem ekzaktësisht. Mamaja jonë punon kaq shumë dhe askush, sidomos në fillimet tona, nuk besoi aq shumë te ne sa ajo. Ajo vërtet e besoi që ne mund t’i bënim të gjithë këto gjëra. Nëna jonë po na e mundëson karrierën dhe po na ndihmon të zbulojmë gjëra, dhe është më se e drejtë që ajo të paguhet për diçka të tillë.