Celebrities Gossip Ndryshe

Cila nga violinistet e njohura është pretende për t’u futur në “Big Brother VIP”?

“Ndryshe” erdhi dhe nuk mund të vinte më ndryshe se kaq! Jo siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë Salsanon dhe Adin duke intervistuar politikanë të ndryshëm, por këtë herë i drejtuan disa pyetje shumë speciale dy personazheve që ndoshta nuk jeni mësuar t’i dëgjojmë ato vetë, por muzikën e tyre prej vitesh tanimë e kemi dëgjuar në ekranin e televizionit të Top Channel.

Bëhet fjalë pikërisht për dy violinistet, Albana dhe Ines. Fillimisht, vajzat u pyetën se nëse nuk do të kishin ndjekur pasionin e tyre si violiniste, çfarë do të kishin zgjedhur të bënin tjetër.

Albana: Showgirl ose prezantuese, më ka pëlqyer gjithmonë. Kam kohë të bëhem, është ende herët. 

Ines: Balerinë. Kur isha unë nuk kishte balet modern, vetëm klasik ndaj nuk e vazhdova. 

E “Ndryshe” pa pak esencë politike, është si “peshku pa ujë”, ndaj nuk mund të mungonin disa pyetje paksa pikante rreth politikanëve tanë. Dy bukuroshet zgjodhën të preferuarin e tyre.

Albana: Sali Berisha është shumë karizmatik. Për sa i përket veshjes dhe stilit, Edi Rama. 

Ines: Edi Rama pasi është shumë artist. 

Violinistet gjithashtu “përshkruan” politikanët tanë me anë të disa tingujve që krijuan nga violina dhe që përshtateshin më shumë me karakterin e tyre.

E dukeqenëse “Big Brother VIP” është padyshim kryefjala e çdo portali dhe rrjeti social prej një muaji tanimë, nuk mund të mos i drejtoheshin vajzave disa pyetje lidhur me të.

Cili është banori i preferuar nga “Big Brother VIP”?

Albana: Ilir Shaqiri. 

Ines: Ilir Shaqiri se e kam shok (qesh). Të themi atë që është, është më i rrahur me jetën.

Do të futeshit në “Big Brother VIP”?

Albana: Mua më është bërë ftesa, por nuk kam pranuar. Nuk pranova se po hyra brenda do t’i kisha “vaksinuar” të gjithë. 

Ines: Jo se ne nuk na izolon dot. 

Violinistet gjithashtu nuk mund të shpëtonin pa pyetjen se sa paguhen ose se cila ka qenë shuma më e madhe që kanë marrë ndonjëherë. Ato refuzuan të tregojnë një shumë, por treguan se në disa media është përfolur se janë paguar 2 mijë euro, por Albana dhe Ines e mohuan këtë gjë.