Horoskopi Lifestyle

Cilat janë shenjat më posesive të Zodiakut?!

Xhelozia ka shumë arsye të thjeshta, pasiguritë, frika apo mungesa e besimit. Por është një ndjenjë e ndërlikuar, e cila përjetohet në momentin kur njihni dikë, të cilin e cilësoni si më të mirë se ju.
Të gjithë bëhemi xheloz në një moment të jetës dhe astrologët thonë se personat të cilët mbartin këto shenja Zodiaku janë më xhelozë se të tjerët. Ata shpesh nuk dinë ta kontrollojnë këtë ndjenjë.

Dashi


Personat e lindur në këtë shenjë të zjarrtë kanë shumë temperament dhe shpesh janë tekanjozë.
Personat e shenjës së Dashit, janë të prirur për xhelozi kur shohin që dikush është më i mirë se ata në biznes, sport apo hobi.
Ata kanë një natyrë të vrazhdë dhe të vështirë dhe nuk dinë të fshehin atë që ndiejnë.

Gaforrja


Për Gaforret, xhelozia është diçka e natyrshme, lind nga pasiguria e tyre.
Ndryshe nga Dashi shpërthyes, i cili do të bëjë një skenë xhelozie brenda një ore, para publikut, Gaforrja nuk do ta bëjnë kurrë këtë sjellje. Vetëm nëse i njihni jashtëzakonisht mirë, do të kuptoni se në cilat situata janë të mbingarkuar me xhelozi dhe zili.

Luani


Personat e shenjës së Luanit, nuk ndihen të rrezikuar për shkak të suksesit të tjetrit dhe janë shumë të sigurt dhe të kënaqur me jetët e tyre. Ata bëhen xhelozë vetëm kur të dashurit e tyre, veçanërisht partneri i tyre, nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur.

Virgjëresha

Virgjëreshat dëshirojnë të jenë më të mirat në çdo gjë. Ato duan të jenë në majë dhe janë të mbushur me ambicie dhe dëshirë për të arritur një qëllim.
Personat e lindur në këtë shenjë, ndjejnë xhelozi të fortë çdo herë që dikush është më i mirë dhe më i suksesshëm se ata.

Akrepi


Pjesëtarëve të kësaj shenje të Zodiakut u nevojitet kohë për të arritur besimin te të tjerët. Ata janë gjatë të gjithë kohës dyshues për çdo person, kështu që ata shpesh i fajësojnë ata në mënyrë të padrejtë dhe u bëjnë presion psikologjik.