Lifestyle

Cilat janë tiparet që meshkujt pëlqejnë më shumë tek femrat dhe cila është në vend të parë?!

Femrat gjithmonë e pyesin veten se çfarë është gjëja e parë që shohin meshkujt tek ato dhe përgjigja e tyre është buzëqeshja apo sytë, por mesa duket ata gënjejnë. Sipas një sondazhi të bërë nga “The HuffPost”, ku kanë votuar më shumë se 2000 meshkuj rezultati është paksa shokues, pasi as vetë ju nuk do ta besoni se çfarë ata vënë re.
Para se të indinjoheni meshkujt, ju themi se ky është një shkrim që bazohet në pamjen e jashme dhe nuk po tregojmë që ju jeni sipërfaqësorë apo të ‘cekët’, edhe pse mund të jetë e vërtetë…

Gjithsesi, renditja do të jetë nga ajo më pak tërheqëse tek tipari që i ‘çmend’ ata.

Flokët


Ngjyra për shumicën nuk ka shumë rëndësi, por ata tërhiqen nga flokët e një femre. Më së shumti preferohen brunet, bjondet ato me flokë të zeza dhe një përqindje preferon femrat me flokë të kuqe.

 Buzëqeshja

Askush nuk mund t’i rezistojë një buzëqeshje të bukur e sidomos nga një femër shumë e mirë. Nëse dëshironi që një mashkull t’ju afrohet, mjafton t’i jepni një buzëqeshje dhe aido të ndihet më rehat për t’ju afruar. Kjo është një armë që e keni gjithmonë me vete, përveçse kur jeni të acaruara…

 Sytë

“Dashuri me shikim të parë…” Kjo shprehje nuk ka dalë kot, pasi një ndër tiparet që meshkujt vënë re më së shumti janë sytë. Shikimi luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e parë mes dy personave. Duket se më së shumti preferohet ngjyra blu…

 Buzët

Sipas sondazhit, meshkujt kanë votuar për femrat me buzë të plota, por fundja sa është probabiliteti që çdo femër që kanë pëlqyer të ketë patur këtë kriter?! Gjithsesi, edhe buzët e holla janë të bukura!

 

 Të pasmet

Një fakt jo surprizues ky, meshkujt janë më të tërhequr nga të pasmet e një femre. Por ndryshe nga çfarë mendonim, ata nuk vënë re madhësinë, por formën e tyre. Kështu që vajza boll u shqetësuat!

 Gjoksi

Duket se pjesa më tërheqëse tek një femër për meshkujt është ajo e gjoksit. Është pjesa më e dashur nga ata, kështu që lum kush i ka!