A Live Night Celebrities Music Showbiz

Cilat janë vlerat më të rëndësishme për Gjon’s Tears?! Ja çfarë zbulon ai për “A Live Night”.

Një episod shumë i veçantë sot në “A Live Night” me një artist shumë special. Gjon’s Tears u rrëfye në TAR, sa për jetën profesionale aq edhe për atë personale, zbuloi emocionet e një artisti dhe tregoi mesazhet që ai përpiqet të përcjellë me artin e tij, teksa theksoi sa e rëndësishme është puna tek një artist.

Unë besoj se kur lindim kemi thjeshtësi. Është thjeshtësi, nuk është talent. Unë mendoj me të vërtetë që puna bën gjithçka. Le të mësojmë sa më shumë çdo ditë. Ky besoj është qëllimi i jetës. Të jemi versioni më i mirë i vetes çdo ditë. Ne jemi njerëz që shesim ëndrra.

Por cilat janë vlerat më të rëndësishme për Gjon’s Tears?! Ja çfarë zbulon ai për “A Live Night”.

Unë besoj tek shumë vlera, por vlera ime më kryesore kur isha i vogël ishte respekti. Këtë e kuptoja kur takoja njerëz me të cilët ishte e komplikuar të flisnim dhe kishim edukime të ndryshme… Vlera më e rëndësishme sot në jetën time është sinqeriteti. Gjëja më e rëndësishme është që ti t’ua thuash gjërat të tjerëve. Këtë e kam mësuar sepse besoj tek diçka shumë e rëndësishme, tek sytë e njerëzve.