Gossip Politikë

Cilën politikane do të “vaksinonte” Mustafa Nano?

Në të martën tuaj “Ndryshe”, TAR ju sjell një episod të ri plot humor dhe me shumë të reja. Në prezantimin e Salsanos dhe Adit dhe me prezencën si të ftuar të gazetarit dhe opinionistit Mustafa Nano u thanë shumë gjëra interesante duke nisur nga politika e duke vazhduar me tema pak më delikate e provokuese.

Nano së fundmi është angazhuar edhe në fushën e artit, duke ju paraqitur audiencës si aktor me disa stand-up komedi të bëra nga vetë ai. Si nisi kjo eksperiencë e re për të dhe pse e anashkaloi politikën në këtë drejtim, gazetari na tregon më shumë.

Doja ta shamngia satirën politike, sepse duke goditur majtas-djathtas po më rrudhej audienca. Bëj kompromis te stand up-i, pse ta bëj pis me politikë. Në fëmijëri unë rrija para pasqyrës, lexoja, interpretoja, erdhi një moment që kuptova që nuk bëhesha dot aktor nga mosha 15-16 vjeç. Nuk jam aktor, më pëlqen zëri im, por nuk mjafton kaq. Fuqia aktoriale është e lindur, pa atë nuk mund të bësh. 

E duke qëndruar te poltika, Nano është pyetur se “cila nga 3 markat e rakisë që i ka bërë tap shqiptarët është me hile, ka shumë sheqer”, duke ju referuar partive kryesore politike të Shqipërisë (PD, PS dhe LSI), ai është përgjigjur:

Të treja janë me sheqer, kanë shumë sheqer. Nuk kam dyshime për këtë. I njoh të gjitha pozicionet e seksit, por nuk i di me emra. Me këtë popull i kanë provuar të gjitha pozicionet e përdhunimit. 

Gazetari, gjithashtu është pyetur mbi situatën e tensionuar në PD dhe se si mendon ai se do të shkojnë gjërat mes Bashës dhe Berishës, Nano është shprehur se Basha është në avantazh.

Fiton Basha në tavolinë, ka nën kontroll atë që quhet në zhargon vulën. Nuk i ka humbur vula. Gjërat janë në favor të Bashës. 

Teksa gjatë bisedës u diskutua dhe një temë pikante dhe bëhet fjalë pikërisht për marrëdhënien seksuale që gjatë programit u zëvëndësua me fjalën “vaksina” për t’i dhënë pak doza humori diskutimit dhe për të ruajtuar etikën. Nano rrëfeu për “Ndryshe” nëse ka ndonjë politikane që do të donte t’i bënte “vaksinën” dhe sa shpesh mendon ai se “vaksinohen” poltikanët tanë.

Politikanët energjinë erotike e kanë kthyer në ambicie. Ka legjenda që thonë se kanë këtë e kanë atë, por nuk është e vërtetë. Ka më shumë se një politikane që do e vaksinoja, nga të dyja krahët. 

Nano gjithashtu ka zbuluar për TAR se si janë kthyer emisionet politike ‘talk show’ në vendin tonë ku çdo gjë bëhet vetëm për audiencë dhe jo për të shfaqur shqetësimet e popullit.

Nëse është një pjesë që do ta digjja nga vetja është pjesëmarrja në këto emisione që janë bërë vetëm ‘bla bla bla’. Merren me Ramën, Berishën, Bashën e nuk merren që nga vaksina e shqetësimet e tjera si gjimnazistët që merren me drogë. Moderatorët thonë “a do ta ndezim situatën içik sot?” Audiencën e kemi budallallepsur dhe pastaj audienca kërkon debate, sherre.