Health & Beauty Lifestyle

Cilësohet si ‘shpikja e vitit’, TikTok po çmendet për këtë vaj që bën mrekulli tek flokët!

Ne të gjithë duam flokë të trashë dhe të shkëlqyeshëm, por nga stresi te post-shtatzania te ndryshimet në dietën tonë, rënia e flokëve ndodh për shumë arsye dhe është shumë më e zakonshme nga sa mund të mendoni. Pra, nuk duhet të jetë për t’u habitur që kur një i ashtuquajtur ‘vaji mrekulli për rritjen e flokëve’ fillon të përhapet në mediat sociale dhe interneti shpërthen nga kërkesat e mëdha për këtë produkt. Me mbi 15 milionë shikime në TikTok, #rosemaryhairgrowthoil tashmë është bërë zyrtarisht viral falë një produkti mrekullibërës nga marka organike e kujdesit të flokëve ‘Mielle’.

I mbushur me biotinë, e cila është një vitaminë që ndihmon në prodhimin e keratinës, së bashku me 30 vajra esencialë dhe lëndë ushqyese të tjera, vaji për forcimin e flokëve me nenexhik rozmarinë është krijuar për të inkurajuar rritjen më të fortë dhe më të shëndetshme të flokëve. Funksionon për të hidratuar skalpin tuaj dhe për të ushqyer folikulat e flokëve. Videot e panumërta nëpër TikTok janë testament i fuqive të tij dhe gjejeni se kush është pjesa më e mirë? Mund ta gjeni lehtësisht në dyqane fizike ose online në një çmim mjaft të arsyeshëm.

Për ta aplikuar, thjesht lëshoni flokët dhe përhapeni një sasi të vogël si fillim në duart tuaj dhe më pas vendoseni duke e masazhuar në lëkurën e kokës. Ju nevojitet vërtetë vetëm një sasi e vogël. Lëreni të veprojë nga 10 minuta deri në një natë përpara se ta shpëlani. Vaji është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht për flokët kaçurrelë dhe stilit afro. Mund të përdoret gjithashtu për të rikuperuar majat dyshet. Kjo padyshim do të ishte një ndër blerjet më të mira të kujdesit për flokët megjithëse është e rëndësishme të mbani mend se çdo individ dhe rritja e tyre e flokëve është e ndryshme dhe në disa raste një vizitë te një ekspert do të ishte e këshillueshme nëse problemi do të vazhdojë.