Aktualitet

Cilët do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë? Sot i jepet fund pritjes!

Në Pallatin e Kongreseve, socialistët mbledhin sot Asamblenë Kombëtare, mbledhje që merr rëndësi të veçantë. Pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama do të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Si pjesë të tij, deri tani ka konfirmuar Elisa Spiropalin.

Ndërkaq, kritikoi punën në Ministrinë e Turizmit për situatën e mbetjeve urbane gjatë sezonit turistik e pati rezerva për Ministrinë e Arsimit, çka ngre pikëpyetje mbi rikonfirmimin e drejtuesve të dy dikastereve.

Në mbledhjen e fundit me ministrat, kryeministri Rama vlerësoi Ogerta Manastirliun e Belinda Ballukun dhe gjasat janë që të rikonfirmohen në krye të ministrive të Shëndetësisë dhe të Energjisë e Infrastrukturës.

Të njëjtën detyrë do të mbajë Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist. Si objektiv të mandatit të tretë qeverisës, shefi i Ekzekutivit ka veçuar punën për çuar përpara reformat e nisura e fituar zgjedhjet e radhës: vendoret e 2023-shit e parlamentaret e 2025-ës.

Ndërkaq, Asambleja ka në rend dite edhe zgjedhjen e Kryesisë së re të PS-së, drejtuesve politikë të qarqeve e Sekretariatit Ekzekutiv të partisë.