Lifestyle

Cilët gënjejnë më shumë, meshkujt apo femrat? Ja çfarë zbulon studimi!

Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë marrë në studim rreth 2500 britanikë, ka dalë në përfundimin se vetëm 5 % e tyre thonë të vërtetën. Edhe pse disa mund të cilësohen si gënjeshtra të bardha, ato përsëri mbeten gënjeshtra dhe që janë të qëllimshme nga ata të cilët i thonë.

Hulumtimi i fundit ka treguar që meshkujt mesatarisht gënjejnë tri herë më shumë se femrat. I gjithë qëllimi i studimit ka qenë për të krijuar një pasqyrë se cilët gënjejnë më shumë meshkujt apo femrat. Gjatë një viti mashkulli mesatar thotë më shumë se një mijë gënjeshtra, sepse femrat gënjejnë një herë në ditë, ndërsa meshkujt tri herë. Anketa ku u morën në studim 2500 persona të moshave madhore, ka treguar që vetëm 5 % e njerëzve thonë të vërtetën vazhdimisht.

Më shumë se gjysma e meshkujve ka deklaruar që gënjejnë tri herë në ditë, ndërsa 14 % e tyre arrijnë të thonë gënjeshtra edhe mbi pesë herë në ditë. Nga ana tjetër 57 % e femrave thonë që gënjejnë një herë në ditë, ndërsa 17 % e tyre e pranojnë që do të gënjenin deri tri herë në ditë nëse do të ishte e nevojshme.

Femrat më së shumti gënjejnë për emocionet, ndërsa më shumë se një e katërta zakonisht thotë “jam mirë” edhe pse nuk ndihen ashtu. Meshkujt, nga ana tjetër, gënjejnë që kanë bërë diçka që është dashur të bëhet, por në fakt nuk e kanë bërë. Madje 71 % e të testuarve pranuan se vazhdimisht gënjejnë kolegët, miqtë dhe anëtarët e familjes duke e arsyetuar këtë me nevojën për të mos lënduar ndjenjat e të tjerëve, një e treta vazhdimisht gënjen shefin dhe kolegët dhe pastaj familjen dhe partnerët.

41 % e meshkujve e pranojnë që i gënjejnë vazhdimisht shokët e tyre, në krahasim me vetëm 9 % të femrave që komunikojnë në këtë mënyrë me mikeshat e tyre. Problemet me ndërgjegjen pas gënjeshtrave krijojnë presion gati tri herë më shumë tek femrat sesa tek meshkuj, më saktësisht 62 % femrat në krahasim me 23 % meshkujt.

Jeni gjendur ndonjëherë në situata të vështira dhe nuk keni ditur si të shpëtoni nga ato? Nëse ju ka shkuar në mendje të gënjeni por keni dashur të jeni të ndershëm me personin përballë, po ju tregojmë se janë pikërisht pesë “gënjeshtra të bardha” të cilat mund t’i përdorni.

Ndërkohë, të gënjesh është një cilësi e tmerrshme. Disa njerëz gënjejnë për të dalë nga situata, por ka edhe më keq akoma. Disa njerëz gënjejnë sepse nuk janë mësuar të bëjnë ndryshe. Por janë katër shenja të zodiakut të cilat gënjejnë më shumë.