Celebrities Gossip Showbiz

Cilët janë banorët më të preferuar nga publiku këtë javë në “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Javën e kaluar është hapur televotimi për banorët më të preferuar të publikut dhe më pak të preferuarit do të ishin të nominueshëm këtë javë. Më të preferuarit e publikut për këtë javë ishin Luizi, Olta , Kiara dhe Dea Mishel, të cilët mund të nominojnë, por janë të panominueshëm.

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.