Celebrities Music

Cilët janë dy artistët që kryesojnë listën e të nominuarve në “Brit Awards 2022″?

Sistemi më i ri ka sjellë më shumë kandidatura femra pas një dekade sese këtë vit ishte heqja e kategorive të veçanta të meshkujve dhe femrave nga organizatorët e “Brit Awards” dhe zëvendësimi me çmime neutrale gjinore. Këngëtari i njohur Ed Sheeran, Adele, Little Simz dhe Dave janë të nominuarit kryesorë për “Brit Awards 2022”, me nga 4 nominime secili, duke përfshirë “Album më i mirë” dhe “Artisti më i mirë britanik”.

Një nga personat të cilët ishin në mesin e atyre që mbështetën nismën neutralë ndaj gjinisë, ishte edhe menaxheri i Lipa-s, Ben Mawson.

Është mirë të shohësh britanikët që vazhdojnë të bëjnë përparim në një shfaqje çmimesh më gjithëpërfshirëse që vendos talentin në plan të parë. Është një hap që ne e mirëpresim.

Në kategorinë e artistëve ndërkombëtarë Dua Lipa, Doja Cat, Olivia Rodrigo, Billie Eilish dhe Lil Nas X janë nominuar secili për dy çmime. Abba-t vulosin rikthimin e tyre triumfues duke u përzgjedhur në listën e ngushtë për grupin më të mirë ndërkombëtar. Kësaj radhe, ata do të ndeshen me fituesit e Eurovizionit Måneskin, grupin indie The War On Drugs dhe projektin e ri të viteve 1970 të Bruno Mars, Silk Sonic.

Edicioni i 42-të i shfaqjes së çmimeve vjen me disa risi pasi do të prezantohen gjithashtu katër çmime për stilet e reja muzikore, çmime të cilat do të votohen nga publiku. “Brit Awards” do të zhvillohen më 8 shkurt në Londër.