Showbiz

Cilët janë vip-at që njoftuan shtatzëninë gjatë karantinës?

Në të shumtën e rasteve personazhet e famshëm shqiptarë apo të huaj e ruajnë me fanatizëm jetën e tyre private por këtë vit si asnjëherë tjetër kanë përfituar nga situata e pandemisë për të fshehur shumë gjëra e për disa edhe barkun e rrumbullakët. Krahas shfaqjeve muzikore online nga shtëpia, video-ve të panumërta të TikTok-ut ajo që solli pandemia e mbi të gjitha qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpi, ishin shtatzënitë e shumta ku në qendër të vëmendjes kanë qenë vip-at.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Modelja e famshme Gigi Hadid konfirmoi shtatzëninë e saj në muajin mars pak ditë pas 25 vjetorit. Ajo pranoi publikisht që ishte shtatzënë pasi në fotot e ditëlindjes së publikuara në Instagram dukej barku i saj i fryrë. Megjithatë, Gigi nuk pranoi të ndante foto gjatë shtatzënisë duke e mbajtur pritjen e ëmbël krejtësisht private, kjo edhe falë izolimit. Fotot e bukura me barkun e rrumbullakët ajo i ndau me ndjekësit vetëm pak javë para se të sillte në jetë vajzën e saj.

Sophie Turner dhe Joe Jonas
Ylli i “Game of Thrones” dhe partneri i saj, këngëtari Joe Jonas mësuan se do të bëheshin prindër për herë të parë gjatë periudhës së distancimit social por ata asnjëherë nuk e konfirmuan këtë gjë për publikun. Megjithëse media gëlonte nga lajmi i shtatzënisë, dyshja e famshme asnjherë nuk u prononcuan publikisht derisa vogëlushja e tyre lindi. Sophie dhe Joe madje ende nuk kanë ndarë një foto të vajzës, e vetmja gjë që aktorja ka publikuar është një foto e saj me barkun e madh duke i treguar të gjithëve një copëz nga ditët e pritjes së ëmbël.

Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski

Aktorja hollivudiane i habiti të gjithë kur njoftoi në muajin shtator se ajo dhe bashkëshorti i saj Thomas Sadoski u bënë prindër të një djali. Që nga ajo kohë, bukuroshja ka ndarë me fansat foto dhe momente të shtatzënisë gjatë karantinës.

https://www.instagram.com/p/CFzv9D2lplS/

Emma Roberts dhe Garrett Hedlund

Ylli i kinematografisë nuk dëshironte që të tregonte se kishte mbetur shtatzënë gjatë karantinës por ky lajm u bë publik pa dashje nga komentet e mamasë së saj në Instagram. E gjithë bota mësoi se Emma Roberts do të bëhej nëna e një djali ndërkohë që kjo e fundit ndodhej në aeroplan duke u kthyer në shtëpi dhe telefonin e kishte të fikur. Megjithëse të gjithë zbuluan se ajo ishte në pritje të fëmije, fotot e para nuk i publikoi derisa barku i saj ishte i pamundur të fshihej.

Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix

Partnerja e Joaquin Phoenix, Rooney Mara mbeti shtatzënë në muajin maj. Duke qenë së dyshja nuk janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ishte miku i tyre regjisori Victor Kossakovsky ai i cili konfirmoi publikisht pak javë më parë se çifti i famshëm u bënë për herë të parë prindër dhe vogëlushi i tyre u pagëzua me emrin River për nder të vëllait të ndjerë të Phoenix.

Emra të tjerë të njohur që kanë mbetur shtatzënë e që kanë njoftuar pritjen e ëmbël gjatë karantinës janë; Katy Perry, Lily Rabe, Rachel McAdams, Meghan McCain, April Love Geary, Cherry Seaborn, Nicki Minaj etj. E njejta gjë ka ndodhur edhe me vip-at shqiptarë ku shtatzënitë gjatë karantinës nuk kanë qenë të pakta. Ndër to përmendim:

Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha në muajin korrik zbuluan publikisht se janë në prindër të një vajze. Që në fillimet e pandemisë dyshja dyshoheshin se do të bëheshin prindër për herë të parë dhe aludimet këtë herë qëlluan në shenjë. Sara na ka zbuluar detaje të shumta të shtatzënisë nëpërmjet postimeve në Instagram ku shpeshherë thekson se po e shijon shumë pritjen e ëmbël. Së fundmi Ledri ka publikuar edhe një këngë dedikuar vogëlushes së tij që quhet, “Si Baba”.

Dj Viki dhe Amanda

DJ Viki dhe bashkëshortja e tij, Amanda nuk e mbajtën të fshehur lajmin e bukur. Shtatzëninë e zbuloi Amanda në një seri postimesh në Instagram në muajin maj, ku postoi edhe një foto me një palë sandale për vajza, duke zbuluar kështu gjininë e bebit. Viki dhe Amanda janë prindër të vogëlushit Alen dhe janë bashkë prej vitesh.

Sara Karaj dhe Darti Malaj

Megjithëse vloggerja Sara Karaj njoftoi se do të bëhej nënë për herë të parë gjatë karantinës, në një video të postuar në kanalin e saj në YouTube ajo theksoi se ky nuk ishte një beb karantine. Ajo dhe partneri i saj zbuluan se shtatzënia ishte e paplanifikuar por ata janë falenderues që periudha e izolimit i mbajti më pranë se kurrë dhe i ndihmoi që të planifikonin jetën e tyre me bebi Tomasin që erdhi në jetë vetëm para pak ditësh.

Kledi Bahiti dhe dhe Pejana Elezi

Me rastin e ditëlindjes së Kledit, partnerja e tij, moderatorja e RTSH-së Pejana Elezi, zbuloi se çifti ishte në pritje të ëmbël. “Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje,” shkroi ajo kurse tani po shijojnë ditët e ëmbla pranë bebushit të tyre.

Olta Gixhari

Aktores Olta Gixhari ju desh të izolohej në Spanjë, duke qenë se mbyllja e kufijve e gjeti në shtetin iberik. E izoluar me partnerin e saj misterioz prej muajsh, biondja simpatike e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duket se gjatë karantinimit ka mësuar edhe lajmin e madh.