Celebrities Live From Tirana

Cilët personazhe kanë mbetur ende shumë të preferuar?!

Më në fund u rikthye emisioni më i dashur për të gjithë, “Live From Tirana”. Pjesë e tij është rubrika e shumëpritur ku marrim informacione rreth personazheve tanë më të preferuar. Këtë e shohim me anë të postimeve, sa aktivë janë shfaqur nëpër rrjete VIP-at dhe se sa ka shkuar numri i ndjekësve të tyre në Instagram.

Pas disa javësh pushim, duhet pranuar se preferencat e publikut kanë ndryshuar pak por gjithmonë duke qëndruar në ato ‘ujëra’.

Rikthehemi me personazhet e njohur të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë javës.

Në to bëjnë pjesë artistë dhe figura publike shumë interesantë, nga jashtë vendit por dhe ata shqiptarë. Le të shohim renditjen e kësaj jave duke nisur nga vendi i pestë në atë të pestë.

Personazhe të huaj:

5. Ben Affleck ka shtuar këtë javë 500K ndjekës. Kjo prej lidhjes së bukur me arristen Jennifer Lopez.
4. Në vend të katërt qëndron modelja e njohur, Irina Shayk. Ajo ka shtuar 1.1M ndjekës.
3. Vendin e tretë e zë bukuroshja Kylie Jenner e cila ka bërë bujë të madhe me publikimin e lajmit të shtatëzënisë së saj. Ajo ka shtuar 2M ndjekës.
2. Kim Kardashian pushton vendin e dytë me 2M ndjekës të shtuar gjithashtu.
1 Në krye qëndron një divë, Jennifer Lopez, e cila ka shtuar 4M ndjekës.

Personazhet shqiptarë:

5. Don Xhoni qëndron në vendin e pestë me 1K ndjekës të shtuar.
4. Arbana Osmani ndodhet në vend të katërt me 2K ndjekës të fituar.
3. Dhëndri më i ri, Buta, ka shtuar këtë javë 2K ndjekës.
2. Megi Pojani qëndron në vendin e dytë me 3K ndjekës të shtuar.
1. Vendin e parë e zë Dj më i kërkuar i momentit, Dj Geek. Ai ka fituar 3.4K ndjekës.