Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty

Cili buzëkuq ju përshtatet në bazë të formës së fytyrës?!

E keni menduar ndonjëherë se buzëkuqi lidhet jo vetëm me tonin e ngjyrës së lëkurës suaj, por edhe me formën që fytyra ka. Fytyrave të ndryshme u përshtaten ngjyra të ndryshme buzëkuqi. Më poshtë, zbulojini ato dhe bëhuni gati të tërhiqni vëmendjen e kujtdo teksa mbani buzëkuqin perfekt.

Fytyrë vezake

Një person me fytyrë vezake duhet të përdorë një buzëkuq në ngjyrë bezhë. Me një ngjyrë si kjo buzët do të duken më të bukura dhe fytyra juaj do të dalë në pah. Me buzëkuq në ngjyrë bezhë, në çastet kur ju buzëqeshni, do të dukeni tepër tërheqëse.

Fytyrë e zgjatur

Ngjyrat e ëmbla janë perfekte për një person me fytyrë më të zgjatur në formë. Ndër to, përfshihen pothuajse të gjitha nuancat e rozës, duke përjashtuar rozën e ndezur. Këto ngjyra do t’u shkojnë shumë fytyrës suaj, duke theksuar pjesët e duhura të saj.

Fytyrë rrumbullake

Një ngjyrë paksa më e errët sugjerohet për ata me fytyrë rrumbullake. Ajo do të japë një dimension tjetër të fytyrës suaj, duke mos e vendosur të gjithë vëmendjen në faqet apo formën e fytyrës suaj. Teksa mbani një buzëkuq të errët, ju do të dukeni tepër joshëse.

Fytyrë katrore

Një person me fytyrë katrore duhet të zgjedhë të kuqen e flaktë. Kjo është ngjyra perfekte pasi nxjerr në pah tiparet e forta dhe aq tërheqëse. I kombinuar me një veshje elegante, buzëkuqi në ngjyrë të kuqe të flaktë, do të tërheqë vëmendjen e kujtdo.

Fytyrë në formë zemre

Personat që kanë fytyrë në formë zemre bëjnë mirë të jenë të guximshëm. Kjo sepse atyre u shkojnë pafund të gjitha ngjyrat që nuk u shkojnë të tjerëve. Ju mund të mbani portokalli të flaktë, apo edhe ngjyra të tilla, të pazakonta e të çuditshme.

Fytyrë në formë diamanti

Ata që kanë fytyrë në formë diamanti janë më të bekuarit. Kjo sepse atyre u përshtatet çdo lloj ngjyre. Ata mund të mbajnë kafe të errët, apo bezhë dhe përsëri do të tërheqin tërë vëmendjen drejt vetes. Me çfarëdo lloj buzëkuqi, ata duken shumë sharmantë.