Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Fashion

Cili është fustani që do të thyejë rekorde blerjesh gjatë stinës së dimrit?!

A nuk e keni gjithmonë të vështirë për të gjetur një veshje të bukur dhe të ndiheni rehat por në të njëjtën kohë të jeni dhe ngrohtë gjatë dimrit?! Diket se tashmë e keni një përgjigje, madje është një fustan.

Një model perfekt, i cili është kthyer në një super trend, bëhet fjalë për fustanin pulovër.
Vjen në gjatësi të ndryshme dhe sigurisht me një larmishmëri ngjyrash, si dhe mund të kombinohet fare mirë me çdolloj stili apo ambienti.
Nga ngjyra gri e errët e deri tek e zeza apo e bardha, ky fustan ju mundëson një ngrohtësi perfekte për ditët e ftohta të dimrit.

Mund ta vishni në punë, për darka apo dhe përdita.
Mund të guxoni me modelin e flokëve tuaj dhe do të dukeni porsi të keni dalë nga një revistë mode.

Ky fustan pulovër mund të kombinohet me një palë geta të zeza, si dhe me detaje të vogla të këndshme. Gjithashtu mund të vishet me çizme të gjata teksa krijon një ‘look’ shumë të freskët dhe klasik.

Sigurisht që mund të hidhni sipër një pallto të madhe që mund të jetë e njejtë me ngjyrën e fustanit apo dhe të krijojë një kontrast me të. Po ashtu shkon mjaft mirë me xhaketa dhe çizmet lëkure, por dhe me xhaket xhins së bashku me atlete.