Celebrities Gossip Showbiz

Cili është veprimi që acaron më së shumti Dojnën?

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Jo vetëm kaq, por bukuroshja nuk ngurron të tregojë edhe pjesë nga përditshmëria e saj apo gjëra që e ‘shqetësojnë’ duke u treguar kështu shumë e sinqertë siç tanimë jemi mësuar me të. Vetëm para pak orësh me anë të një fotoje, bukuroshja na tregoi se çfarë e acaron dhe inatos më së shumti dhe është pikërisht momenti kur dikush i shkel atletet e sapolara

Ky momenti kur të shkelin atletet e sapolara.

Ndërkohë, kujtojmë se Dojna më parë ka postuar një video ku shfaqet ajo bashkë më Vlashentin teksa gëzojnë kur mësojnë gjininë e bebit. Ngjyra blu e tullumbaceve dhe zbukurimeve përhapet kudo.

Në 1 prill ndërkohë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza.