Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Live From Tirana

Çiljeta rrëfehet për TAR: “Jam si Alfred Cako, nuk e kam qejf fare vaksinën”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth fillimit të vitit të ri shkollor ishte e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga. Çiljeta ka një djalë të vogël të quajtur Fernando i cili si të gjithë moshatarët e tij ka nisur vitin e ri shkollor.

Si e ke pritur mami Çiljeta fillimin e shkollës për djalin e saj?

Shyqyr që filloi. (qesh) Vitin e parë ishte pak e vështirë, ajo shkëputja tipike e djalit sepse edhe në parashkollor edhe në kopësht e kam patur te dera e shtëpisë. Unë e kam mësuar Fernandon shumë social dhe të pavarur. Edhe pse ka qenë i vogël, disa njerëz më kritikonin që: ‘Ua si e lë, është i vogël’. Fëmijës po nuk i krijove pak siguri që të jetë i fortë në sigurinë e vetë, i bie ta vazhdojë jetën si çun mami. Nuk e kam pas problem shkëputjen me Fernandon se ai ishte gjithë ditën jashtë me shokët si një çun i rritur, por pjesa e vështirë ishte se përtonte të shkonte në shkollë. Djali ka hyrë në klasën e tretë dhe është në shkollë private.

Si e ka pritur Çiljeta orarin e përgjysmuar nëpër shkolla?

Po mendoja një ditë me vete, meqë është korona vërdallë, po thoja me veten time çlidhje ka. Fëmijët si në shtetërore si në private po janë për t’u sëmurë do të sëmuren. Nuk ndreq ndonjë punë të madhe se po i shkurtojnë orët e mësimit se i prishin punë fëmijëve më tepër për të mos mësuar ose për të pasur më shumë detyra në shtëpi. Angari e madhe kjo pjesë edhe për prindërit sepse duhet të fillojnë nga e para shkollën. Flas për ata që i kanë në shkolla shtetërore. Unë jam pak konspirative si natyrë, nuk e kam qejf fare vaksinën. Jam pak si Alfred Cako te kjo pjesë.(qesh) Ishalla dalim shpejt nga kjo situatë. Prindërit të rrinë të qetë, ti mbajnë nën kontroll fëmijët e tyre. Unë sot në mëngjes kur shkova te shkolla e djalit ata donin ti bënin atë gjënë te koka për temperaturën dhe i thashë që në asnjë mënyrë t’ja bësh te koka, t’ja bësh te dora duke qenë se ka pak rrezatim. Gjërat e tjera nuk janë në dorën tonë. Sa më shumë energji pozitive dhe larg lajmeve konspirative.

A do të kemi ndonjë projekt të ri muzikor nga Çiljeta?

Kam një këngë për të bërë më Ardit Çunin. Ai që më merr përdit në telefon dhe unë që i them ja se jam icik me temperaturë, pastaj ditën tjetër më zë gjumi. E ka zënë belaja me mua.(qesh)