Celebrities Gossip Showbiz

Çiljeta uron partnerin e saj me fjalët më të ëmbla për 6 vjetorin e lidhjes!

Çiljeta Xhilaga mund të themi me plot gojë se është një nga këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe që ka arritur t’i mbijetojë kohës. Ende sot e kësaj dite ka shumë interes kur këngëtarja publikon ndonjë projekt të ri, të cilat për hir të së vërtetës kohëve të fundit i ka patur të pakta.

Ditën e sotme bukuroshja feston përvjetorin e saj të gjashtë me partnerin e saj, Alban Hoxha. Dyshja prej vitesh tanimë janë çift së bashku dhe edhe pse postimet e tyre së bashku janë jashtëzakonisht të rralla, ditën e sotme për këtë ditë kaq speciale, Çiljeta ka shpërndarë një foto me Albanin ku krahas i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla.

Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im

E ftuar para pak javësh në TAR, Çiljeta foli për një këngë shumë të dashur për të, bëhet fjalë për bashkëpunimin me Ardit Çuni në këngën “Oj Dashni”.

Ajo, gjithashtu tregoi dhe se si e përjeton largimin nga syri vëzhgues i medias, por edhe u shpreh për mallin që ka për muzikën pas një distancimi së fundmi.

Nuk më mungon. Kam qenë gjithmonë partizane e familjes. Po të dua, e rikthej, por më pëlqen kjo pjesa siç është… Më mungon pjesa e Çiljetës në karrierë, angazhimi i koncerteve…