Celebrities Gossip Showbiz

Çimi ‘hedh poshtë’ Luljetën: “I kërkoj falje publikut për atë këngë!”

Shumë nga konkurrentët e “Për’puthen” realizuan këngë gjatë dhe pas pjesëmarrjes së tyre në program. Jo vetëm të rinjtë e emisionit, por dhe konkurrentët e “Për’puthen 40+” realizuan këngë të tyre. Luljeta deri më tani ka publikuar dy këngë, të cilat të pritura mirë ose jo nga publiku kanë arritur të kalojnë milionin e klikimeve.

Pikërisht kënga me konkurrentin tjetër, Çimin “S’ta jap” ose siç e njeh një audiencë e tërë “ma jep, s’ta jap” ka plot mbi 2 milion klikime për vetëm një muaj. Ndërsa projekti i dytë muzikor i vetëm “Luje” ka arritur mbi 500 mijë klikime.

Mesa duket, Çimi ka ‘hedhur poshtë’ Luljetën dhe suksesin e këngës duke u shprehur i penduar që bëri një projekt të tillë muzikor. Gjatë emisionit, i pyetur se e kujt ishte ideja e asaj kënge të tmerrshme, ai tha se:

As nuk kam kënduar ndonjëherë në jetën time dhe nuk besoj se do të këndoj më pas asaj kënge. Nuk e kuptuam as vetë atë që bëmë, kështuqë i kërkoj falje publikut.

Ndërkohë, nëse nuk e keni dëgjuar ende, ju ftojmë të dëgjoni bashkëpunimin mes Luljetës dhe Çimit.