Bota

“Çmendi” gratë, Jonathan Cahill arrestohet sërish!

Një keqbërës, i cili u bë i famshëm falë pamjes së tij tërheqëse kur policia e shpalli në kërkim në fillim të vitit, është arrestuar sërish, duke bërë që fanset e tij të “përmbysin” sërish me mesazhe postimin e policisë angleze. 37-vjeçari Jonathan Cahill është arrestuar kësaj radhe për shpejtësi të lartë dhe mosndalim kur u urdhërua nga efektivët.

Në postimin e policisë, mesazhet janë të tilla si: “A mund të prenotoj vizitë në burg?” dhe “Nuk do e kisha problem të qëndroja në një qeli me të për 2 vite”. Herën e parë, Cahill u arrestua për vjedhje.

Herën e parë kur u arrestua, një grua admiruese e bukuroshit Cahill shkoi në koment këto fjalë:

Shpresoj që ai të mos jetë jashtë në të ftohtë. Unë kam një dhomë rezervë nëse ai dëshiron. Oh dhe një palë pranga.

Një tjetër admiruese tha:

Cili është krimi i tij, ka thyer zemra apo shtëpi?

Një tjetër vijoi duke shprehur se:

Ai mund të thyejë dhe të hyjë në ambientet e mia në çdo kohë.