Aktualitet

Çmime të larta në plazh? Ja si votojnë qytetarët në sondazhin e TAR!

Çdo sezon veror tema e çmimeve është një problematikë që gjithmonë merr një vëmendje shumë të madhe. Sa mundësi kanë qytetarët që pas një viti të lodhshëm të mund të kalojnë disa ditë pushime në bregdetin kaq të bukur të vendit tonë?

E teksa çmimet janë rritur në çdo vend, padiskutim që nuk mund të mos ndikohej dhe turizmi, por si janë për njerëzit këto çmime? 71% e popullsisë kanë votuar se janë të ekzagjeruara, 25% të larta dhe vetëm 4% i kanë cilësuar si të pranueshme.

Sa kualitative janë pushimet në vendin tonë?! Çfarë i shqetëson më tepër shqiptarët në plazhet e vendit tonë këtë sezon turistik?!  Çmimet sigurisht kanë filluar të rriten prej muajsh dhe tashmë këtë mund ta vërejmë edhe në shërbimet e ndryshme gjatë stinës së verës. Siguria, është një tjetër problematikë e turizmit, teksa kujtojmë se jo pak raste fatkeqe ka patur këtë verë ku njerëz të moshave të ndryshme kanë humbur jetën në plazhet e vendit tonë. Një shqetësim tjetër gjithashtu janë dhe plehrat. Pastërtia në plazhe është kusht për pushime kualitative dhe për ardhjen e sa më shumë turistëve në vendin tonë.

Ndërkohë, mos harroni të votoni në sondazhin e radhës në faqen zyrtare të Top Albania Radio, që lidhet me kohën që i kushtojmë platformës tuaj sociale të preferuar.