Aktualitet

Çmimet e larta, siguria, plehrat… Ja çfarë i shqetëson shqiptarët këtë sezon turistik!

Teksa jemi në stinën e verës sigurisht që një nga mendimet e para janë pikërisht pushimet. Por sa kualitative janë pushimet në vendin tonë?! Shqiptarët janë pyetur në sondazhin e Top Albania Radio-s në lidhje me kushtet shqetësuese në plazhet e vendit tonë. Çfarë i shqetëson më tepër shqiptarët në plazhet e vendit tonë këtë sezon turistik?!

Çmimet e larta – 50%

Siguria – 32%

Plehrat – 18%

E teksa që të treja këto janë problematika kryesore, duket se vendin e parë e zënë çmimet e larta me ½ e votave. Çmimet sigurisht kanë filluar të rriten prej muajsh dhe tashmë këtë mund ta vërejmë edhe në shërbimet e ndryshme gjatë stinës së verës.

E dyta është pikërisht siguria me 32% teksa kujtojmë se jo pak raste fatkeqe ka patur këtë verë ku njerëz të moshave të ndryshme kanë humbur jetën në plazhet e vendit tonë.

Shqetësimi i tretë sipas votimit janë pikërisht plehrat me një votë prej 18%. Epo sigurisht që pastërtia në plazhe është kusht për pushime kualitative dhe për ardhjen e sa më shumë turistëve në vendin tonë.

Ndërkohë, mos harroni të votoni në sondazhin e radhës në faqen zyrtare të Top Albania Radio, që lidhet pikërisht me çmimet e larta këtë sezon turistik.