Auto & Moto

Çmimin e këtij Fordi ju thjesht nuk do ta besoni!

Për ata që e njohin më mirë historinë e Fordit, çmimi nuk është çudi. Njihuni me modelin RS200, i cili pa dritën e diellit vetëm për të përmbushur rregullat e homologimit të FIA-s. Ford prodhoi vetëm 200 njësi në tre vjet, sipas nevojës në përputhje me rregullat.

24 kopje më pas u ripunuan dhe një nga këto kopje arriti në ankand muajin e kaluar. Është ofruar nga shtëpia e ankandit “Bring a Trailer” dhe një javë para përfundimit të ankandit, ai arriti një çmim prej 280,000 dollarë.

Është një makinë e garave me një motor Cosworth të vendosur në qendër, vëllimi i të cilit është rritur nga 1.8 në 2.1 litra si pjesë e përpunimit. Kjo kopje zhvillon mbi 600 kuaj fuqi.