Health & Beauty

Çokollata, alternativa më e mirë për qetësimin e kollës!

Kemi dëgjuar që limoni dhe mjalti ndihmojnë në qetësimin e kollës, por specialistët e rrugëve të frymëmarrjes mendojnë që çokollata është alternativë edhe më e mirë.

Çokollata mund të qetësojë kollën pavarësisht se kjo tingëllon paksa çuditshëm.

Studimet e kryera, arritën në përfundimin që pacientët të cilët përdorën mjekimin me bazë çokollatën kishin një përmirësim të dukshëm brenda dy ditëve.

Eshtë një përbërës kimik i kakaos që është më efektiv sesa përbërësit që përmbajnë ilaçet e zakonshme të kollës.

Arsyeja pse kakao dhe çokollata janë kaq efektive është sepse duke qenë më ngjitëse ato krijojnë një shtresë e cila mbron fundin e nervave që ndodhen në fyt dhe që nxisin kollën.

Kjo gjithashtu shpjegon pse shurupet të clat kanë përbërje sheqeri pra me mjaltë ose limon, kanë qenë efektive dhe të përdorura në masë.

Megjithatë mos pretendoni se do keni të njëjtin efekt shërues nëse pini çokollatë apo kakao të ngrohtë sepse kjo nuk i jep kohë mjaftueshëm për të qenë në kontakt me fytin dhe për të formuar shtresën mbrojtëse.

Ajo që mund të bëni është të hani ngadalë një copë çokollatë dhe ta shijoni dyfish.