Aktualitet Travel

Condé Nast Traveller Magazine: Shqipëria “par excellence” i turizmit kulinar!

Në kulmin e sezonit veror dhe turizmit që nisur nga fluksi i turistëve në vend, këtë vit duket të jetë rikthyer në nivelet e para pandemisë koronavirus, Shqipëria merr vëmendjen e Condé Nast Traveller Magazine. Revista prestigjioze britanike përshkruan një vend “par excellence” të turizmit kulinar, “falë resurseve të natyrës, traditës së mbajtur gjallë ndër breza e punës së palodhur të shefave të kuzhinës që e kanë risjellë kuzhinën e traditës në versionin e saj më të mirë”.

Një një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama i bëri jehonë artikullit me 10 faqe dhe fokus Shqipërinë, si destinacion fantastik i kuzhinës.

Përshkruar përmes bujarisë së njerëzve, shijes së verërave dhe aromës së erëzave të shumëllojshme, në 10 faqet e këtij artikulli, Shqipëria prezantohet si një destinacion “me detyrim përcaktim” i turizmit kulinar, për të përjetuar shijen, transformimin dhe identitetin e veçantë, që shefat shqiptarë të kthyer nga emigracioni apo të rritur prej amvisash shembullore, i kanë dhënë gastronomisë europiane.

Pas dy sezonesh verore të ndikuara nga pandemia COVID-19, turizmi shqiptar i është rikthyer normalitetit e këtë e tregojnë të dhënat pozitive të periudhës janar-qershor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Edhe sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, këtë vit, pritet që Shqipëria të ketë sezonin më të mirë turistik sa i përket turistëve të huaj, duke tejkaluar 2019-ën, po para pandemisë e që deri tani mbante rekordin. Vetëm gjatë muajit qershor, në vendin tonë hynë 876 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej gati 40% në krahasim me muajin qershor të vitit 2019.

Në Aeroportin e Rinasit e në pikëkalimin e Kakavijës ka patur fluks të lartë hyrjesh të shtetasve shqiptarë e të huaj orët e fundit. Një ditë më parë, Policia e Shtetit informoi se në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Rinasit, hynë 23 mijë shqiptarë e të huaj, ndërsa përmes Kakavijës, afro 7 mijë.

Policia Kufitare ka rritur në maksimum sportelet, me qëllim menaxhimin e fluksit të lartë të turistëve, vizitorëve e shtetasve, që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Në Kakavijë janë koordinuar veprimet me palën greke, që gjithashtu ka shtuar sportelet. Lëvizja vijon normalisht e nuk konstatohen problematika apo vonesa, përveç fluksit të lartë.