Sport

Conference League, takimet e kthimit për Vllazninë, Partizanin e Laçin!

Vllazninë e pret sonte një mision i vështirë por jo i pamundur. Në orën 21:00, në Stadiumin “Loro Boriçi”, shkodranët do të kenë përballë boshnjakët e Shiroki Brijeg-ut në ndeshjen e kthimit për Conference League. Takimin e parë shkodranët e humbën 3-1 e do të mungojë trajneri Thomas Brdariç, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta në atë takim. “Klubi Vllaznia njofton tifozët boshnjakë se bazuar në vendimin e UEFA-s, nuk lejohen të hyjnë në mjediset e “Loro Boriçit”. Nëse po do të shoqërohen jashtë stadiumit”.

Njoftimi i Vllaznisë vjen në tre gjuhë:

Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjakë se, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”. Në çdo rast, rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptimin e tifozëve miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA.

Vllaznia Football Club notifies all Bosnian fans that according to the decision of the UEFA Executive Committee they will not be allowed to enter the Loro Borici Stadium, in any case the security guards will escort them outside the stadium premises. Hoping for the understanding of the visiting fans, Vllaznia Football Club remains determined to respect all the rules set by UEFA.

Nogometni klub Vllaznia obavještava sve bosanske navijače da im prema odluci Izvršnog odbora UEFA-e, neće biti dozvoljen ulazak na stadion Loro Borici, u svakom slučaju zaštitari će ih ispratiti izvan prostorija stadiona.  Nadamo se razumijevanju gostujućih navijača, Nogometni klub Vllaznia ostaje odlučan u poštivanju svih pravila koja je postavila UEFA!

Për momentin, Partizani është i vetmi ekip shqiptar në Europë, më pranë kualifikimit në raundin tjetër të “Conference League”-s. Ndeshjen e parë kundër Sfintul George, demat e fituan me rezultatin 5-2. Takimi në “Elbasan Arena” u dominua nga të kuqtë që të udhëhequr nga Stenio Junior e gjunjëzuan skuadrën moldave.

Në 19:00 luhet ndeshja e kthimit dhe trajneri Ilir Daja i ka marrë masat për të shmangur suprizat e pakëndshme e në Moldavi pritet të aktivizojë më të mirët e mundshëm. Ndërkaq, në 20:00, Laçi do të tentojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Podgoricës.